Nga: Alban Gorishti

Mendimtari i njohur Abdulkerim Bekari thotë: “Një orë enjë personi është më e mirë se një muaj i dikujt tjetër. Jeta  matet me atë që kemi dhënë e që kemi realizuar, e jo me numër vitesh.”Twitter@drbakkar.

Shejh Muhamed Nasirudin i biri i Nuhit u lind në Shqipëri në qytetin e Shkodrës, në vitin 1333 h. (1914 m.) rrjedh nga një familje fetare tek e cila mbretëronte interesimi për dituri.Shejh Albani kështu u quajt për shkak se ishte shqipëtar  dhe nuk deshi ta humbte identitetin e tij kombëtar . Emër ky me të clin u bë i njohur në të gjithë botën dhe përmes tij e tërë bota e njohu kombin shqipëtar. Pra në thelb bota e njohu shqipërinë për shkak të mundit dhe realizimit të dobishëm të dijes të cilin ai për vite të tëra e kërkoi dhe praktikoi rigorozisht. Ai la pas libra voluminoz,nxënës të shumtë dhe mbi të gjitha mosha e tij u mat tamam ashtu siç thotë doktor Bekkar pra me kontribut dhe jo me vite të bëra bashkë kundrejt një sensi tërësisht numerik.

Shejh Albani, duke folur rreth hadithit të të Dërguarit të Allahut në të cilin ai thotë: “Mosha e umetit tim është mes gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë vjetëve, ndërsa ata që e tejkalojnë këtë moshë janë të paktë.” Një nga transmetuesit, i quajtur Ibn Arafe, ka thënë: “Unë jam nga ata të paktët.”Në këtë rast shejh Albani e saktësoi këtë hadith dhe tha:“Edhe unë jam prej këtyre të paktëve. Tani i kam më shumë se tetëdhjetë e katër vjet, duke e lutur Allahun e Lartësuar që të më bëjë prej atyre që kanë jetë të gjatë dhe vepra të mira. Ja,unë edhe tani vazhdoj të hulumtoj, të recensoj dhe të shkruajmë zell të pashoq. Namazet vullnetare i fal duke qëndruar në këmbë, veturën e ngas në distanca të largëta, madje meshpejtësi të madhe, saqë disa të dashur më kanë këshilluar që ta zvogëloj shpejtësinë. Tërë këtë që e thashë e bëj në shenjë nderimi të ajetit: “Dhe begatitë e Zotit tënd, tregoji.”Shkurtimisht nga Sahih mevarid edh-dhaman, shejh Albani, vëllimi 2, f. 464-465.

Në momentet e dilemës se si do të fillojë të regjistrohet historia Islame shabët dhanë mundin e tyre akademik në përcaktimin e një date e cila do të mbarte edhe domethënie përtej simbolikës. Njerëzit kështu dhanë shumë ide për përcaktimin e datës së kalendarit të ri dikush tha se ajo ditë duhet të kishte të bënte me vdekjen e të Dërguarit të Allahut, dikush tjetër fillimin e shpalljes, porse Omeri të gjitha këto i refuzoi dhe e zgjodhi hixhretin (shpërnguljen). Kjo, se Omeri kriter e kishte veprën,e jo kohën.Kështu ishte edhe jeta e shejh Albanit e mbushur plot me punë dhe dije por mbi të gjitha me refuzim të komoditeteve në këmbim të heqjes dorë nga ky kërkim i vazhdueshëm,aq sa kam dëgjuar dikë prej nxënësve të tij të thotë se edhe kohën e dëgjimit të pyetjeve të tyre apo leximit të materialeve  e shfrytëzonte për të mbyllur pak sytë ashtu që më pas ti rikthehej kërkimit të dijes së dobishme.Disa individë të cilët fanatikisht(në mënyrë të padrejtë) i janë atribuar rrugës së ndjekur nga shejh Albani në vlerësimin e asaj dije që ai për dekada e kërkoi pareshtur kanë hyrë në shumëçka të padobishme për shkak se numerikisht jetojnë dhe u mjaftuan me mundin e një kolosi të dijes dhe jo me shembullin e tij ,ndërsa mos shëmbëlltyra praktike e teorisë është nëna e të gjitha të këqiave dhe pesimizmave.Kështu disa syresh e kanë këthyer dijen që ai përcolli në simbolikë përçarjesh ,etiketimesh,angazhimi të padobishëm dhe mbi të gjitha ngurtësim i dijeve që shejhu masivisht përcolli.Të parët patën thënë:….Sa e sa të ditur e kanë humbur dijen si pasojë e ndonjë trishtimi ose sëmundjeje të papritur. Pastaj, mos harro se gjërat që nuk i di janë më shumë se ato që i di, andaj në vend të vetëpëlqimit le të vijë zvogëlimi i vetes sate…”

Zejd ibn Erkami tregon sei Dërguari i Allahut e thoshte këtë lutje: “… O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dija që nuk ka dobi, nga zemra që nuk frikësohet (prej Teje), nga shpirti që nuk ngopet dhe nga lutja që nuk pranohet!”Në një transmetim tjetër qëndron se Zejd ibn Erkami ka thënë:“I Dërguari i Allahut na i mësoi këto lutje, e ne po jua mësojmëjuve.” Ahmedi, numër 19308 dhe saktësoi shejh Shuajb Arnauti

Po ashtu dije e cila nuk bën dobi konsideroj edhe atë e cila medoemos tenton të imponojë vetveten pa ndonjë kusht apo princip paraprak e cila në “përleshje” midis dy argumenteve  të saktë hedh poshtë atë që nuk i përshtatet metodologjisë së vet intelektive.Ibn Kajmi thotë :Dijetarët e hadihit kanë thënë se kur dy hadithe të vërteta duken kontardiktore në pamje të parë harmonizimi midis tyre ka më shumë përparsi sesa hedhja poshtë e njërit prej tyre” zad el mead 1/171.Kështu bëjnë disa hedhin poshtë një hadith vetëm e vetëm se nuk ia rrok mendja e tyre dhe metodologjia të cilës i përkasin.Për këtë e dua shejh Albanin pasi ai në këtë përplasje i jepte më tepër përparsi argumentimit më të fortë dhe të sigurtë para fjalëve të dikujt apo dëshirave personale,tek e fundit edhe nëse ky qëndrim mundet edhe ndonjëherë mos tia qëlllojë të saktës të paktën e afron njeriun sa më tepër kah boshti dhe e siguron nga vorbullat e mendimeve (edhe pse ndoshta  të pranuara ) individuale.Objektivi i fesë është veprimi në teren dhe që kjo që të mos e devijojë nga thelbi i vet  duhet medoemos që metodologjia ti afrohet qëndrimeve zyrtare dhe argumenteve të sakta sheriatike.Për këtë kuptimi i fesë drejtpërdrejtë (pa ndihmën e një njeriu të dijes që të udhëzojë) nuk është diçka e thjeshtë pasi teksti fetar përmbledh në vetvete shumë koncepte .

Thonë se emri i dikujt është përfaqësues i një pjese të tij ,ndaj shejhu me të drejtë u quajt Nasiru-din (Ndihmëtari i fesë) pra duke e merituar atë emërtim që i kishte vendosur prindi i tij.Por si është me disa që edhe pse mbajnë emra të mirë e të bukur si Hasen(I bukur)apo Abduselam(Robi i Atij që dhuron paqe) por me vepra  janë  vite dritë për sa i pëket produktivitetit  në krahasim me kuptimin e  emrit që mbartin.

Prej dijes profetike që shejhu përcolli ishte edhe hadithi ku profeti alejhi selam tha:Besimtari me iman më të përsosur është ai i cili ka moralin më të bukur,ata të cilët u shtrinë njerëzve dorën e bashkpunimit dhe mirsjelljes ,të cilët lidhin atë që është e ndarë dhe vet janë të shoqërueshëm pasi nuk  ka hajr në atë që nuk është i shoqërueshëm(lidh  midis asaj që është e ndarë)dhe nuk shoqërohet (bashkon midis tyre) me të tjerët” (saktësoi Albani në silsiletu es-sahiha nr 425)

Pra lidh ,shoqërohet, bashkon  për shkak të moralit të tij të mirë dhe natyrshmërisë së këndshme dhe butësisë në komunikim,pra besimtari bëhet i ndërvarur nga mirësia,pra afiniteti është caku i tyre pasi nuk ka mirësi(pra siç thotë profeti më sipër) në atë që nuk ‘është i afrueshëm dhe nuk i afron të tjerët’për shkak të moralit të tij të vështirë dhe natyrshmërisë së keqe,pra pasi nuk e ngre një bashkësi vetëm të shoqëruesit,afiniteti dhe afrueshmëria me të tjerët .Ndërsa ata që janë të (devotshëm) të shoqërueshëm janë ‘familja’ e Allahut në tokë.Ndaj lum për ata si shejh Albani  i cili u përpoq ta lidhi dhe ta bashkojë këtë familje.

Ata si puna e shejhut e ditën se shpresat e gjata dhe dëshirat përhumbëse  të kësaj bote thyen me durim dhe vetsakrificë,ata e ditën mirë se Allahu nxorri një mall në shitje ndërsa ata e blenë atë , e ditën se vlefta e këtij malli është në përpjestim progresiv me rëndësinë e tij, ndërsa rëndësia e tij i tejkalon caqet e materies dhe të dukshmes,e ditën se kjo vleftë ishte shumë e shtrenjtë ,e ditën se sikur banorët e varezave të ngriheshin edhe njëherë nuk  do të kërkonin punën e cila të largon nga hyjnorja por do të kërkonin të hynin në rrethin mbrojtës të Atij  i cili i ka vendos vleftat sipas madhësisë së shpirtit dhe jo materies. Njerzit janë si mineralet,ndërsa Allahu i vendosi çmimin më të lartë xhenetit ndaj bëhu ar e argjend që ti përshtaten natyrës së tij dhe mos u bë i pavlefshëm si qymyri i cili shërben vetëm për të ngrohur të tjerët ndërsa në thelb nuk i shërben vetes aspak.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re