Skip to content

‘E sulmojnë pasi është vaksinë e lirë’, Hoxha për “Astra Zenecën”: Shtetet që e kanë pezulluar kanë vepruar politikisht

Kreu i dhomës britanike të tregëtisë Zenel Hoxha, në një lidhje skype për Fax News tha se vaksina Astra Zeneca është e sigurtë, dhe ndaj saj po bëhet një luftë e pandershme. Sipas Hoxhës nga 17 milionë vaksina që u janë injektuar qytetarëve, janë vënë re vetëm 37 raste me komplikacione, që mund të ndodhë me çdo ilaç tjetër.

Sipas tij vaksina britanike goditet për shkak se është më e lirë, por që shumë shpejt shtetet do të duhet të tërhiqen nga vendimi për pezullimin e saj.

“Nga 17 milionë vaksina që janë aplikuar nga qytetarë të BE-së, ka pasur vetëm 37 raste me komplikacione.

Anulimi nga të gjitha shtetet e europës mund të konsiderohet vendim politik, pasi janë një qendër debatesh me interesa politike dhe shkencore. Është një fatkeqësi shumë e madhe pasi nuk mund të luhet me fatet e e njerëzve, është një vaksinë e lirë, që mund të merret dhe nga vendet e varfra, plus që mund të mbahet në kushte normale, dhe jo specifike, që kërkojnë temperatura shumë të ulëta.

Konkluzioni nga ekspertët është që në momentin kur disa prej qytetarëve e kanë marrë këtë vaksinë, trupi i tyre mund të ketë pasur probleme të tjera, kjo mund të ndodhë dhe me ilaçe të zakonshme”, tha Hoxha gjatë komunikimit me Fax News.

/faxweb