Skip to content

Lulzim Basha, miting në kushte pandemie në Vlorë. Thirrjet: Ja kali i PD-së! Rama ik

Kryedemokrati Lulzim Basha është pritur nga qytetare në qytetin e Vlorës, duke mos respektuar asnje prej kushteve te mbrojtjes kunder Covid.

Qytetarët kanë dalë me flamuj të Partisë Demokratike në duar duke brohoritur: Rama ik! Basha! Ja kali i PD-së!

Ndërkohë në një prononcim për mediat, Basha tha se beteja e 25 prillit nuk është mes tij dhe Ramës por për qytetarët shqiptarë.

“Vendi është në kolaps, qyteti i Vlorës dhe Vlora e ndiejnë, universiteti dhe rinia e dinë këtë. Sipërmarrja vlonjate e ndjen këtë, rënia e xhiros, ka ardhur koha për ndryshim.

Kjo që dëgjoj dhe prek, nuk është vetëm nevoja për ndryshim. Mos harroni kjo betejë nuk është për Bashën apo Ramën, është për shqiptarët, për ata që kanë mbetur pa punë, për ata që kanë fëmijët jashtë, për Shqipërinë dhe Shqiptarët, ndaj duhet të bashkohemi.

Sepse me 25 prill nuk bëhet fjalë për fitoren e një force politike, do ti fitojmë zgjedhjet, por fituesit e vërtetë do të jenë të nëpërkëmburit e 8 viteve.

Sipërmarrësit, fermerët dhe rinia, së bashku do ti japim Shqipërisë atë që e meriton”, deklaroi Basha.