Janë publikuar pamjet e rënda, që tregojnë momentin e vrasjes të 77-vjeçarit Antonio Volpe, në Itali.
Hetuesit besojnë se 77-vjeçari i vrarë dje në rrethin Fuorigrotta të Napolit është i lidhur me familjet kriminale Baratto-Bianco-Volpe, të njohura si “kalascioni”. Sipas asaj që doli nga hetimet, Volpe ishte kunati i Antonio Bianco, një njeri i besuar i dy vëllezërve që besohet të jenë kreu i grupit “Baratto Camorra”.
Në videon e publikuar nga mediet italiane, shihet trupi i viktimës i shtrirë në tokë. Ai është ekzekutuar me breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë, që ishte në një motoçikletë në Fuorigrota të Napolit.
Shtatë të shtëna, tre prej të cilave qëlluan fatale për 77-vjeçarin, ku njëra e kapi në kokë.
Kjo nuk është hera e parë që ishin organizuar prita ndaj 77-vjeçarit të “Camorra-s”.Në vitin 2005 kishin tentuar për ta vrarë, por pa ndonjë sukses, ndërsa sulmi i mbrëmshëm ka qenë fatal për të.
/faxweb
