Tepër e tronditur nga ngjarja e rëndë e ditës së sotme, ku dy persona i hynë në banesë dhe e dhunuan që t’i jepte paratë, 85 vjeçarja Varvara Papa nga Vlora ka rrëfyer para kamerave të gjithë ngjarjen.
Ajo thotë se autorët i shkuan nga pas dhe i mbuluan sytë, e më pas i lidhën duart dhe këmbët. Ata më tej e kanë mbuluar me jorgan dhe i kanë marrë gjerdanin e vajzës, thotë e moshuara.
“Sa u futa këtu, ai erdhi më nxori, më zuri fytyrën. Mos bërtit më tha. Gjerdan ore, e çupës, i kisha këtu brenda. E nxorën. Më mbuluan pastaj. Këtu më mbajtën të lidhur. Duart, këmbët, gojën,” u shpreh ajo.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
