Është mbyllur në një barazim miqësor sfida e Kategorisë së Parë mes Tomorit dhe Apolonisë. Ndeshja ka qënë e luftuar por ritmi nuk ka patur të njëjtin standart përgjatë gjithë sezonit. Skuadrat e kanë nisur me ndryshime dhe sidomos Tomori që për shkak të dënimeve ka ribërë mbrojtjen kur në fushë nga titullarët ishte në fushë vetëm Daci.
Tomori e nis shpejt duke kërkuar të shënoj menjëherë dhe tentativat e para janë nga goditjet standarte. Në minutën e 2’ beratasit provojnë një skemë që nxjerr të vetëm Sharavollin por gabon me kokë nga pranë portës. Të njejtin shans e ka edhe Gjonaj po as ai me kokë nga këndorja nuk shënjestron portën. Por momentin e parë të rrezikshëm në këtë fraksion e ka i riu Serdari që ndalet me kokë nga portieri mik, Hasfatija. Për miqtë është kapiteni Hysenshahaj që ka rastin e parë duke provuar me një goditje nga distanca, e cila devijohet në goditje këndi. Mjaftojnë vetëm të dy minuta që gjyqtari Sulçko të shfryj inatin ndaj beratasve duke ndëshkuar për protesta Mersinin dhe Myzyrin. Në minutën e 35’ vjen edhe goli i parë i ndeshjes shënuar nga Apolonia falë një kundrasulmi të Gjatës. Portieri Haxhi i largon topin që shkon tek Prifti, i cili me portën e boshatisur se ka të vështirë të shënoj. Tomori tenton ta barazoj në fund por Sharavolli nuk devijon saktë topin e Kopaçit.
Pjesa e dytë nis menjëherë me gol dhe ai që shënon është sulmuesi kryesor Mitraj pas pasimit të Sharavollit. Me kalimin e minutave ndeshja e humbi ritmin dhe të dy skuadrat ngacmojnë pak njëra-tjetrën. Tomori krijon më shumë volum por janë miqtë, të cilët shfaqen më të rrezikshëm sa herë afrohen me portën. Në minutën e 71’ Hysenshahaj hedh një asist në zonë por sulmuesi kryesor i fierakëve gabon gjithçka në kontroll përpara Haxhit. Por rastin më të mirë e ka në fund kur Omeri ngjitur me shtyllën humbet një mundësi të mirë përpara portës. Ndërsa shansin e fundit e ka Tomori kur Daci e dërgon topin ngjitur me shtyllën pas asistit të Mersinit.
Të dyja skuadrat kanë ndarë nga pesë pikë këtë sezon por është Apolonia që e mbyll e treta me Tomorin që e mbyll pas tyre me dy pikë më pak.
Tomori: Haxhi, Mersini, Daci, Serdari, Xherimeja(82’ Mirani), Sharavolli(84’ Drabo), Gjonaj(79’ Kumani), Myzyri, Kopaçi, Hyseni, Mitraj. Tr. G. Arbri
Apolonia: Hasfatija, Mehmeti, Hebeja, Andoni, Braka, Hysenshahaj, Kuçi(56’Llambi), Mihana, Sota, Prifti, Gjata(80’Omeri). Tr. M. Kule
Gjyqtarë: G. Sulçko, M. Qose, E. Male(Lushnje)
Vëzhgues: S. Elezi. Delegat: A. Kaja
Shënues: Mitraj 50’/Prifti 35’
Karton të verdhë: Mersin 21’, Myzyri 22’, Hyseni 61’/ Sota 39’, Hysenshahaj 69’, Prifti 75’
Të veçanta:
Në nisjen e ndeshjes tifozeria beratase ka nisur me ofendime ndaj gjyqtarit të katërt Elidon Halo nga Memaliaj, i cili ishte edhe gjyqtari që drejtoj ndeshjen e kontestuar në Ballsh ndaj Bylis.
Tomori kishte dy pretendimet për 11 metërsh me Mitrajn dhe Sharavolli nga një në secilën pjesë.
Në minutën e 56’ anësori Marius Qose ka shfaqur probleme shëndetsore por paniku kaloj pas ndërhyrjes së stafeve mjekësore.
Si delegat i FSHF-së ishte gazetari beratas Agron Kaja./Berati.TV
