Skip to content

Kamioni përplaset me automjetin në Lezhë, nxirret trupi i viktimës pas një ore

Është shënuar një vitkimë nga aksidenti i fortë që përfshiu një kamion dhe një makinë në aksin Lezhë-Shkodër.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet autiveturë dhe dyshohet se kanë mbetur të plagosur disa persona.

Raportohet se një person ka mbetur i bllokuar në makinë si pasojë e shtrembërimit të automjetit.

Në vendin e ngjarjes janë duke shkuar forcat zjarrëfikëse për bërë të mundur nxjerrjen e tij. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb