Voltana Ademi ka publikuar në facebookun e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të studiuesit shkodran Eduart Grishaj.
Grishaj ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në një aksident automobilistik në afërsi të Lezhës.
Teksa rendit cilësitë e shumta të studiuesit, Ademi i shpreh ngushëllimet të afërmve dhe familjarëve të të ndjerit.
Postimi i plotë: Një lajm shumë i trishtë sonte! Një koleg dhe mik sot u nda nga jeta në një aksident të rëndë.
Eduart Grishaj, një intelektual, me kontribut për kujtesën, kulturën dhe artin në Shkodër, do ti mungojë familjes, miqve e Shkodrës
Largimi i papritur dhe shumë i parakohshëm nga jeta, na ka hidhëruar të gjithëve.
Ngushëllime familjes, të afërmëve. Pushofsh në paqe Edi !
/faxweb
