Skip to content

Po ti për kë do votosh? Dhe Basha bën meme Ramën: Faleminderit për suportin

Fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit është e fortë dhe intensive jo vetëm në terren por edhe në rrjetet sociale.

Por si rrallë herë Lulzim Basha ka bërë “meme” kryeministrin. Edi Rama postoi një foto në Instagram duke “biseduar” me veten, ku kreu i qeverisë pyet veten se kur do të ikësh?

Ndërsa përgjigja dihet “Jo, nuk kam mbaruar punë akoma” thotë kryesocialisti që objektiv ka PS-në në pushtet deri në 2030.

Nuk kaluan shumë minuta dhe Lulzim Basha replikoi me të njëjtën foto duke ndryshuar diçiturën.