Pas nenshkrimit te marreveshjes mes ministres Olta Xhaçka dhe ambasadorit italian Fabricio Bucci per njohjen reciproke te patentave me Italine, kryeministri Edi Rama publikon fotot te shoqeruara me postimin “Për merakun e atyre që udhëtojnë matanë detit, herë tjetër mos e harroni, unë e bëj atë që them”!
“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Përqafime”, shkruan Rama.
Ndersa ministrja per Europen dhe Punet e Jashtme pas nenshkrimit te marreveshjes shkruan ne adresen e saj ne rrjetin social:
“Me ambasadorin italian në Tiranë, Fabricio Bucci firmosëm sot, në emër të dy qeverive tona ![]()
, marrëveshjen e shumëpritur për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit, me qëllim konvertimi. ![]()
Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët.![]()
Tani është cështje javësh që marrëveshja, pas miratimit në strukturat ligjore përkatëse në Itali e Shqipëri, të nisë të zbatohet në të dy vendet.
!
