Skip to content

Rama: Në mandatin e tretë do të sigurojmë ujë 24 orë në Tiranë dhe Kamëz, nuk do ta kemi më temë në fushatë

Kreu i qeverisë Edi Ramës është ndalur gjatë ditës së sotme te furnizimi me ujë të pijshëm i qytetarëve dhe me energji elektrike. Sipas Ramës në mandatin e tretë do të garantohet 24 orë në ditë në Tiranë, Kamëz, Vorë dhe në të gjithë vijën bregdetare, që ka dhe fluks të turizmit.

Sipas Ramës furnizimi me ujë ka qenë një nga sfidat më të vështira të qeverisjes së tij, ndërsa tha se më në fund ishte shmangur punësimi partiak në radhët e drejtorive të ujësjellësave.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ne kishim 12 orë ujë në ditë si mesatare. Në dhjetor të këtij vitit do të kemi 18 orë ujë në ditë dhe në mbyllje të mandatit të tretë 24 orë ujë në ditë. Nga një anë kemi rritur si asnjëherë më parë furnizimin me ujë në rang territori. Njëkohësisht nga ana tjetër ne kemi hyrë në një proces transformimi në disiplinimin e marrëdhënieve mes konsumatorit dhe këtij malli, jetik por mall sidoqoftë.

Kemi mbuluar me matëse 81% të popullatës dhe në fund të mandatit të tretë shkojmë 96%. Pra thuajse dyfishi i popullatës  që kishte një matës në vitin 2013. Sfida e ujit është një sfidë që po fitohet dhe këtu kam parasysh se është një sfidë krejt e ngjashme me të gjitha sfidat e tjera që po fitohen. Pra, që do të thotë se na duhet kohë akoma.

Ndërmarrje e Ujësjellësit ishin fole punësimi partiak. E nisëm më konceptimin e një tjetër arkitekture të administrimit të sistemit me krijimin e një agjencie kombëtare që koordinon nga lart investim dhe sistemin e furnizimit me ujë dhe administrimin e mbetjeve me një plan strategjik dhe financim masiv të projekteve që nisën të hartohen njëri pas tjetrit. Kemi miratuar gjatë mandatit të 2-të 320 projekte dhe vetëm në dy vitet e fundit janë hapur mbi 200 kantiere për ujësjellës që do të garantojnë 24 orë ujë brenda këtij viti, në territor, që e kanë pasur një vuajtje dhe lëngatë prej shumë dekada.

Në mandatin e tretë do të garantojmë me disa faza furnizimin me ujë 24 orë në Tiranë, ku është dhe problemi më i madh. Kështu do të ndodh edhe në Kamëz dhe Vorë, ku s’ka pasur ujë më parë. Po ashtu do të garantohet furnizimi 24 orë me ujë në të gjithë vijën bregdetare. Me rritjen e buxhetit për ujin me 40% ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale.

Unë nuk jam i përsosur, ama një gjë është e sigurtë, unë jam këtu për të luftuar për të gjithë ne bashkë, pasi dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e të gjithëve, ku çdo fëmi i kësaj republike të ndihet krenar.

/faxweb