Të paktën katër persona kanë humbur jetën në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një minibusi që transportonte nëpunës civilë.
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Kabulit, Ferdaws Faramarz, tha se në rajonin Khairhane në Kabul u krye një sulm me bombë ndaj një minibusit që mbante nëpunës civilë.
Faramarz njoftoi se si pasojë e sulmit 4 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur.
Dëshmitarët okularë pretenduan se minibusi i shënjestruar në sulm i përkiste Ministrisë së Komunikimit dhe Teknologjisë.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Më 15 mars, në një sulm me bombë ndaj automjetit që transportonte personelin e Ministrisë së Komunikimit dhe Teknologjisë në Kabul, ishin plagosur 15 persona.
Gazetarë, aktivistë, klerikë fetarë, zyrtarë qeveritarë dhe forca të sigurisë janë shënjestër e atentateve të cilat kanë filluar të rriten kohët e fundit në të gjithë vendin.
Teksa qeveria e Afganistanit përgjegjës për këto sulme i llogarit talebanët, nga ana tjetër talebanët pretendojnë se nuk kanë asnjë lidhje me sulmet.
