Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar regjistrimin si kandidat për deputet të Plarent Aleksit, i propozuar nga zgjedhësit në qarkun e Beratit.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së mbajtur sot nga KQZ, pasi kandidati Aleksi nuk kishte siguruar firmat e nevojshme për të garuar si kandidat i pavarur.

Ndërkaq, pas korrigjimit të dokumentacionit ka marrë dritën e gjelbër për të garuar në qarkun e Shkodrës kandidati Pal Shkambi.
Po ashtu KQZ ka dhënë OK-in për regjistrimin e listave shumëemërore të partive, Bindja Demokratike (Astrit Patozi), Lëvizjes Demokratike Shqiptare (Myslim Murrizi), si dhe partive Aleanca Demokracia e Re dhe Ballit Kombëtar.
Janë skualifikuar nga gara Koalicioni Aleanca AL, si dhe Aleanca Kombëtare, pasi sipas kreut të KQZ Celibashi këto subjekte ishin jashtë kushteve ligjore për regjistrim.



