I njohur tashmë me epitetin “doktor vdekja”, Sali Berisha vijon fushatën e gjerë të panikut për të terrorizuar qytetarët lidhur me procesin e vaksinimit.
Qysh në krye të herës, ish kryeministri baltosi çdo sasi vaksinash të ardhura nga jashtë ku nën petkun e “qytetarit dixhital” bëri thirrje për mosvaksinim.
Ndërkohë, ai ka përsëritur fushatën dhe këtë herë ndaj vaksinimit me AstraZeneca.
Postimi i plotë
Nderlikime serioze nga Astra Zeneca ne Shqiperi.
Edvini urdheron fshehjen e tyre.
Kandidati per deputet i narkopartise transportohet urgjent nga Bulqiza ne Tirane!
5 mesues nga nje shkolle nuk dalin ne pune te nesermen e vaksinimit.
Lexoni denoncimet e mediave dhe qytetareve dixhital. sb
Mirmbrema dr.Sali Berisha
Se pari uroj te jeni mir me shendet.
Doja te informoja se: Sot ish-kryetari i Bashkis Bulqize “Melaim Damzi” dhe sot kanditat per deputet ne partin e narkobanditit eshte derguar me helikopter ne Tirane, Pasi ka marr Vaksinen AstraZeneca gjendja e tij eshte perkeqsuar dhe eshte derguar me helikopter ne QSUT, Kjo ngjarje nuk eshte raportuar nga asnje media pervec se “MAT TV”.!
Anonim te lutem
Pershendetje 5 mesuese te shkolles 9 vjecare Kushtrimi Lirise ne Durres nuk jane paraqit sot ne pune pas vaksinimit te djeshem me Astazeneca pasi kane patur probleme kryesisht temp mbi 38 ggrade. I sigurte nga nusja ime mesuese ne kete shkolle.
