Skip to content

Sherri me Luçiano Boçin, reagon Luca: Jo vetëm që është rrugaç, por edhe grabitës, më mori telefonin

Pas deklaratës së Luçiano Boçit, ka ardhur edhe reagimi i biznesmenit Gjergj Luca lidhur me konfliktin mes tij dhe ish-deputetit të PD-së të ndodhur në një lokal në Labinot.

Në një prononcim për mediat Gjergj Luca e konsideron Boçin një “politikan rrugaç”, duke pretenduar se ai e ka sharë dhe e ka provokuar.

“Uroj që kjo ngjarje të zbardhet,. Boçi jo vetëm që është rrugaç, por edhe grabitës, më mori telefonin. Unë jam i dhunuar. Kam një shenjë, nëse do më shihni shenjën do ju binte telefoni nga dora.”– tha Luca. (TemA)