Skip to content

Krerët e BE-së nesër do të zhvillojnë bisedë me presidentin Erdoğan

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel nesër do të zhvillojnë një bisedë nëpërmjet video-konferencës me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer në një konferencë për media njoftoi se biseda do të zhvillohet nesër pasdite.

Mamer tha se në bisedë do të diskutohet për marrëdhëniet Turqi-BE përpara Samitit të Liderëve të BE-së që do të zhvillohet javën e ardhshme.

Samiti i Liderëve të BE-së do të mbahet më 25-26 mars.