Skip to content

Përplasje në Elbasan, kandidati i PD për deputet konfliktohet me biznesmenin Gjergj Luca

Kandidati për deputet i Elbasanit, Luciano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca, janë konfliktuar fizikisht mes tyre në një lokal.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në Labinot.

Pas sherrit fizik, si Luca, ashtu edhe Boci kanë denoncuar njëri-tjetrin në polici.

Çështja i është referuar prokurorisë, që po heton ngjarjen e rëndë.