Një raport i publikuar nga UN Women mbi “Gratë në politikë 2021”, e rendit Shqipërinë në vendin e 5-të ndër 13-të vendet e vetme në botë, ku 50 për qind apo më shumë e ministrave janë gra.
Raporti, i cili bazohet në të dhënat e vitit 2021, tregon se në Shqipëri kjo përqindje është 56,25%, menjëherë pas shteteve si Suedia (57.1%), Belgjika (57.1) dhe Austria (57.1). Vendin e parë e mban Nicaragua, një shtet i Amerikë Qendrore me 58.8%.
Sipas publikimit, pavarësisht numrit në rritje të grave që mbajnë poste të larta në politikë, pabarazitë gjinore vijojnë të jenë të përhapura në shumë vende të botës.
Progresi i grave që mbajnë poste në ministri është ngadalësuar, me vetëm një rritje të vogël nga 21.3% në vitin 2020, në 21.9% në vitin 2021.
