Skip to content

Enkel Demi: Edi Rama ka nevojë për trajtim psikik, është e keqja më e madhe e këtij vendi

“Unë kam një mendim që Rama duhet të ikë sa më shpejt sepse është e keqja e këtij vendi”. Kështu u shpreh gazetari Enkel Demi.

I ftuar në emisionin  “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Enkel Demi u shpreh se kryeministri Edi Rama “nuk mendoj se është i paditur, por shoqërohet nga banditë dhe ka hequr dorë nga leximi”.

“Unë kam një mendim që Rama duhet të ikë sa më shpejt sepse është e keqja e këtij vendi.

Nuk mendoj se është i paditur, por shoqërohet nga banditë dhe ka hequr dorë nga leximi.

Rama ka nevojë për trajtim psikik. Herë pas here çon vendin në greminë.

Ndoqa Majkon dhe bëj pyetjen si ka mundësi ta trajtoj në këtë mënyrë.

Nuk është taktikë elektorale, por ka zgjedhur të poshtërojë vetë këta që ka pasur në politikë”, tha Demi.

I pyetur për racizmin, Demi tha se shqiptarët i shprehin përmes tij komplekset e inferioritetit. Demi tha se të qenit çam vetë, nuk e bën antigrek.

“Unë nuk jam racist. Mendoj se shqiptarët duhet të shpëtojnë nga komplekset e inferioritetit sepse një nga mënyrat si i shprehin është racizimi.

Rama ka folur për punëtorë të huaj. Nëse vijnë të tillë, ne do të kemi disa mysafirë në Shqipëri, por ngjyra e lëkurës, feja dhe tradita e tyre nuk duhet të na trembë.

Sepse një popull që trembet është mendjengushtë. Duhet të pranojmë atë që është ndryshe.

Ta fillojmë me grekët. Me serbët. Fakti që jam çam nuk do të thotë se jam antigrek.

Të qenit shqiptar, një nga armët më të forta ka ta shohin një grek në sy”, tha ai.