Skip to content

Met Kanani, një “i njohur” i vjetër i DEA-s që nga 2001-shi

I ashtuquajturi “Eskobari nr.2”, apo Met Kanani ka qenë një i njohur i vjetër i DEA-s amerikane.

Fieraku ka qenë i dënuar në SHBA për trafik drogash plastike si metamfetamine, narkotik që përdoret mjaft dendur në Amerikën e Veriut.

Met Kanani ishte dënuar me 5.3 vjet burg në vitin 2001 dhe pas daljes në liri u kthye në Shqipëri për të vazhduar aktivitetin kriminal.

Pikërisht dënimi në SHBA ka shërbyer si indicje nga ana e DEA-s, e cila ka sjellë këtu të gjitha dosjet e vjetra të trafikantëve shqiptarë atje.

Kanani duket se që atëherë ka qenë nën zyrin e DEA-s, sidomos kur kontaktoi kartelet kolumbiane të kokainës.

Ka shumë gjasa që gjithçka të ketë qenë nën syrin e amerikanëve të antidrogës.