Skip to content

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese (EMRI)

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Gjergj Sauli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjykata Kushtetuese, e cila shkruan se drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të mëdha e të shquara.

Njoftimi:

Ndahet nga jeta ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Gjergji Sauli

Është ndarë nga jeta sot në moshën 83 vjeçare juristi i shquar, ish-Kryetar dhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese, z. Gjergji Sauli.

Z. Gjergji Sauli lindi më 27 dhjetor të vitit 1938 në Korçë, Shqipëri. U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1960. Në vitin 1985 ka mbrojtur titullin “Kandidat i shkencave juridike” dhe në vitin 1994 ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Juridike”. Është dekoruar me “Urdhërin e Punës të Klasit të Parë” dhe me medaljen e artë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Gjatë karrierës së tij profesionale z. Gjergji Sauli ka shërbyer si gjyqtar, avokat, si lektor në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Në vitet 2001 – 2008 z. Gjergji Sauli ka ushtruar funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe në periudhën 2004 – 2007 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate, detyra të cilat ai i ka kryer me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

Me ndarjen nga jeta të z. Gjergji Sauli drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të shquara. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të dashur

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes

7123 votes
52%

7123 votes – 52% of all votes

PS 29%, 3960 votes

3960 votes
29%

3960 votes – 29% of all votes

Nuk do të votoj 9%, 1277 votes

1277 votes
9%

1277 votes – 9% of all votes

LSI 5%, 665 votes

665 votes
5%

665 votes – 5% of all votes

Të tjera 4%, 565 votes

565 votes
4%

565 votes – 4% of all votes

Total Votes: 13590

19/03/2021

Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes

7123 votes 52%

7123 votes – 52% of all votes

PS 29%, 3960 votes

3960 votes 29%

3960 votes – 29% of all votes

Nuk do të votoj 9%, 1277 votes

1277 votes 9%

1277 votes – 9% of all votes

LSI 5%, 665 votes

665 votes 5%

665 votes – 5% of all votes

Të tjera 4%, 565 votes

565 votes 4%

565 votes – 4% of all votes

Total Votes: 13590

19/03/2021

×

You or your IP had already vote. Vote

/faxweb