Në qarkun e Dibrës janë rikthyer reshjet e dëborës që prej ditës së djeshme.
Në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, qarkullimi është i kalueshëm, ndërkohë që në disa vende është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.
Për shkak të reshjeve intensive natën e kaluar, trashësia e borës në zonat malore i kalon 20 cm.
Disa rrugë rurale që lidhin njësitë administrative, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, Ura e Çerenecit-Librazhd dhe rruga Peshkopi-Kukës.