Veriu i vendit përfshihet nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.
Në orët e para të të së dielës, të dyja anët e autostradës janë zbardhur. Flokët e borës janë bërë prezente në të dalë të Milotit, ndërkohë që në Fan dhe në Reps, pak kilometra pa hyë te tuneli i Kalimashit, reshjet kanë qenë më të denduara, duke zbardhur edhe rrugën e Kombit.
Borëpastrueset kanë dalë në rrugë për të mbajtur nën kontroll situatën.