Skip to content

Uzuni në radarin e Partizanit

Myrto Uzuni është duke zhvilluar një sezon të mirë në Kategorinë Superiore me fanellën e Laçit. Deri në këtë pikë të sezonit janë 8 gola, asiste por edhe paraqitje të mira që shpesh e kanë vendosur në formacionin e javës nga gazeta dhe portale të ndryshëm sportive sulmuesin beratas.

Pikërisht këto fakte kanë tërhequr shumë menaxher shqiptar por jo vetëm që e kanë vendosur Uzunin në blloqet e tyre të shënimit për sezonin e ardhshëm. Pasi emri i tij media u lidh me disa skuadra të huaja, së fundmi “Panorama Sport’’ zbulon si destinacion të mundshëm për sezonin e ardhshëm Partizanin.

Skuadra e kuqe për sezonin e ardhshëm pritet sërish të ketë ndryshime të rëndësishme dhe një nga emrat e përfolur për të përfocuar skuadrën kryeqytetase është edhe Myrto Uzuni. Kështu pas Tomorit, Apolonisë dhe Laçit për sezonin e ardhshëm pritet që Uzuni të vesh një tjetër fanellë dhe ajo e Partizanit shihet si një alternativë e mirë.

Madje ka dalë edhe shumë për të cilën janë të gatshëm partizanansit të paguajnë dhe ajo është 80 mijë euro ndërkohë që sezonin e shkuar klubi kurbinas ka paguar rreth 20 mijë euro për shërbimet e beratasit.

Por janë edhe dy ndeshje për tu luajtur këtë sezon dhe bashkë me të edhe finalja e Kupës dhe më pas Uzuni dhe presidenti i Laçit do të vendosin bashkë për të ardhmen e futbollistit beratas dhe kalimi apo jo i bardhezinjve në Europë do të ndikoj në shitjen e mundshme të Uzunit./Berati.TV