Skip to content

Dita Botërore e Ujit, Meta: Qytetarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar

Presidenti Ilir Meta, me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i bën thirrje shqiptarëve të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit.

“Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues”, shkruan ndër të tjera në postimin e tij në rrjetet sociale kreu i shtetit.

“Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane.

Ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e saj Park Kombëtar, i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve”, bën thirrje Presidenti Meta.

Postimi i plotë:

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit.

Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues.

Thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë , por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës , në Bruksel , Berlin dhe Paris thirrjen që buçet nga lumi: VJOSA PARK KOMBËTAR TANI!

Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane. Ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e saj Park Kombëtar, i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve.

E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË!

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës…

Posted by Ilir Meta on Monday, March 22, 2021