Ferdinand Xhaferaj thotë se kryeministri Edi Rama i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.
Xhaferaj pretendon se cilësia e premtimeve të Ramës është larg realitetit.
“Kur shikoni video 3D të pseudo investimeve, mos harroni se realiteti është shumë larg. Tetë vite pa asnjë investim cilësor në infrastrukturë, kanë sjellë në këtë degradim që duket qartë në video. Qytetarët janë të rraskapitur nga pritja, të nevrikosur me keqmenaxhimin dhe të acaruar nga papërgjegjshmëria. Në 2021, kjo nuk mund të jetë pamja jashtë dritares së asnjë fëmije në mes të Europës”, shkruan Xhaferaj në Facebook.
Xhaferaj është nr.5 në listën e Durrësit, teksa premton se me Lulzim Bashën Shqipëria do ndryshojë. (TemA)
