Ditën e sotme kanë mbërritur për herë të parë në Shqipëri 10 000 vaksina ruse. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Vaksinat janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.
”Mbërrijnë 10.000 vaksina Sputnik, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed.
Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër.”, shkruan Rama.
