Ish-presidenti i amerikan, Xhorxh W Bush. ka kërkuar falje pasi një aktore e akuzoi zyrtarisht se e kishte ngacmuar seksualisht nga karroca me rrota, duke e prekur në të pasme.
Heather Lind, aktorja  famshme e dramës amerikane “Spiunët e Uashingtonit”, akuzoi 93-vjeçarin në një postim të bujshëm në rrjetin social Instagram.
“Pata shansin të takoja George HW Bush katër vjet më parë për të promovuar një shfaqje televizive. Ai më ngacmoi seksualisht ndërkohë që ishim pozicionuar për një foto,” shkroi ajo.
“Ai nuk më shtrëngoi dorën kur më  takoi, por më preku nga prapa nga karroca e tij. Gruaja e tij Barbara Bush ishte përkrah tij, nga ana tjetër. Ai më tregoi një shaka të pistë. Dhe pastaj, gjatë gjithë kohës që ishim duke u fotografuar, më prektë në të pasme,” shkroi ajo.
“Barbara e pa në një mënyrë të inatosur, sikur donte t’i thoshte” Mjaft!. Roja e tij e sigurisë më tha që nuk duhet të qëndroja pranë tij kur të bënim foton.”
Aktorja e takoi Presidentin e 41-të të Amerikës gjatë premierës së shfaqjes së saj televizive në  vitin 2014, por rrefeu për skandalin ditën e djeshme .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re