Skip to content

Konflikti mes tyre “alarmon” policinë, shoqërohet një grua dhe një burrë në Durrës

Dy persona janë shoqëruar në polici për shkak se janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Sipas policisë rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me një burrë Ç.K.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.03.2021, rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.