Skip to content

VIDEO/ KQZ: Ja si do të bëhet identifikimi elektronik i qytetarëve, pengohet votimi i dyfishtë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka njoftuar sot se në të gjitha qendrat e votimit do të instalohen pajisjet për verifikimin elektronik.

Në një postim në mediat sociale, Celibashi bën me dije se pajisja pengon votimin e dyfishtë.

“Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021.

Pajisja lexon dhe regjistron të dhënat e votuesve, qendrën e votimit dhe foton. Pas verifikimit, nënshkrimi bëhet elektronikisht duke lënë shenjën e gishtit.

Të dhënat ruhen sipas standarteve të sigurisë dhe asgjësohen pas përfundimit të procesit zgjedhor. Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë., shkruan kreu i KQZ teksa publikon videon shpjeguese. (TemA)