Skip to content

Izraelitët inskenojnë fushatën e Joe Biden në Tiranë: Bashën do ta presin me makina

Ndërkohë që na ndajnë edhe pak orë nga nisja e fushatës, stafi izraelit që po merret me imazhin e Lulzim Bashës, i kanë sugjeruar atij që të kopjojë fushatën e Joe Biden.

Mësohet se demokratët do shkojnë me makina në shesh në hapjen e fushatës siç bëri Biden më fushatën e tij në Amerikë.

Do të jenë 4 veta brenda secilës makinë. Ndërsa 222 kandidatët do jenë në tribunë në podiumin e ngritur në sheshin Nënë Terëza.

Aktiviteti do të hapet nga zëdhënësja e fushatës , pastaj peshën kryesore në aktivitet e ka Basha.