Lulzim Basha u përpoq që në çeljen e fushatës elektorale të kopjonte strategjinë e presidentit amerikan Joe Biden i cili për të ruajtur distancimin social si masë anti-Covid, zgjodhi që mbështetësit të përdornin makinat.
Sakaq, duket se plani i sugjeruar nga stafi i tij izraelit i PR ka dështuar pasi bulevardi ka shërbyer vetëm si një vend parkimi.
Militantët kanë braktisur automjetet e tyre dhe janë grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza”.
Në pjesën kryesore të Sheshit është ngritur skena, ku ndodhet një flamur kuqezi me numrin 9 të PD në fletën e votimit. (TemA)
