Partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën zgjedhore të demokratëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Në podiumin e improvizuar organizatori u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në makina, të ngrenë dy gishtat lart dhe t’u bien borive të makinave.
Mbështetësit e Partisë Demokratike thërrasin në kor: “Rama ik!”, “Shqipëria fiton”, “Lulzim Basha”, apo “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Organizatori i tubimit nuk e ka kursyer as humorin, ku në një moment tha: “Vdektë Edi Rama për ju!”.
