Skip to content

22 vjetori i masakrës serbe në Krushë! Balla: Një Zot e di pse Basha refuzon ta kthejë kasetën, këtë provë të rëndësishme

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përkujtuar sot 22-vjetorin e masakrës së Krushës, ku gjenocidi serb goditi kundër shqiptarëve.

Një çështje kjo për të cilën është përfolur si i implikuar për fshehjen e provave edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Balla shkruan se personi dëshmitar që e filmoi ia dorëzoi Lulzim Bashës (asokohe punonjës i GJNKL), por që një zot e di pse refuzon t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë.

Postimi i Ballës:

LIRIA KA EMËR, KRUSHA E MADHE

Sot bëhen 22 vite nga masakra dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve të Krushës së Madhe. Urdhëruesit dhe autorët e kësaj masakre nuk janë vënë ende para drejtësisë

Provë e kësaj masakre ishte një kasetë filmike, të cilën personi dëshmitar që e filmoi ia dorëzoi Lulezim Bashës (asokohe punonjës i GJNKL), por që një zot e di pse refuzon t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë!