Skip to content

“Ta hëngsha zemrën, Rama ik”! Basha kthehet në lagjen e tij të vjetër ku s’kishte vila: Do fitojmë!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha një ditë pas çeljes së fushatës elektorale, ka zhvilluar takime me banorë të njësisë nr.8 në kryeqytet.

Banorët e kanë përshëndetur përzemërsisht Bashën, ndërsa disa prej tyre kanë thirrur në kor emrin e tij.

Qytetari: Një banor: Ta hëngsha zemrën. Rama ik!

Basha: Si jeni mirë? Do jemi edhe më mirë! Do fitojmë patjetër! Me rininë!
Përshëndetje, a jeni mirë? Si e kam lagjen e vjetër? Gati për ndryshim apo jo? Si e ke emrin?

Fëmija: Shkëlqim!

Basha: Shkëlqefsh çdo ditë të jetës tënde.

Qytetari: Zoti Basha desha një autograf.

Basha: Me kënaqësi.

Qytetari: Të fala boji babës.

Basha: Faleminderit të fala shumë

Basha: Si je? Me shëndet?

Qytetari: Po ju?

Basha: Familja si ёshtё?

Qytetari: Mirё! Mirё.

Basha: Mbahu fort, këto valixhet pёr fat tё keq kanё filluar tё simbolizojnë largimin apo jo?

Qytetari: Po, çfarë do tё bёjmё.

Basha: Njerëzit vijnë i blejnë dhe largohen, apo jo?

Qytetari: Keq na vjen! Ashtu ёshtё! Shumë, shumë tё vështira!”

Qytetari: Një fjalë i thonë kryetar që, po qau fëmija nuk i jep nëna me pi. Më shumë se po qajnë kalamajtë po qajmë ne. Diçka që e kemi vetë në dorë, shpresojmë të bëhet më e mira.”

Qytetari: Na shpronësoi dy-tri herë! Përveç kësaj, megjithëse përcaktoi vizën e blertë, në asnjë moment nuk iu referua vijës së blertë, edhe vlerësimi i pronës që bëri është brenda vijës së blertë por si tokë fshati.