Skip to content

“Berisha, bartës i një prapambetjeje emblematike që kërcënon me vrasje. Si nuk ka dalë një njeri ti thotë boll tani, ik”

“Me Berishën më ndan një oqean i tërë”. Kështu u shpreh Mustafa Nano në emisionin e tij “Arnautistan”, gjatë një bashkëbisedimi me Ervis Ilijazin.

Nano tha se e sheh Sali Berishën si person bartës të një prapambetjeje emblematike dhe kjo është një nga arsyet se përse ndahet kulturalisht me të.

“Defakto është lideri i PD. Në libër Basha e konsideron idhullin e tij. Më shqetëson berishizmi si dukuri.

E shoh si person është bartës i një prapambetjeje emblematike dhe është njeri i kënduar.

Ka dalë në parlament dhe i ka thënë Edi Ramës në 2011 provoje edhe njëherë atë që bëre dhe do të të ndëshkoj si horr.

Para pak kohësh tha se nëse nuk e sheklnin këmbëzën gardianët, do ta shkelja unë.

Mua me këtë njeri kulturalisht më ndan një oqean i tërë.

Si ka mundësi që nuk ka dalë një njeri ti thotë boll tani, ik”, tha Nano.