Në nisje të fushatës elektorale, Sali Berisha është braktisur edhe nga zëdhënësja e tij më jetëgjatë.
Erla Mëhilli ka zbuluar se ka lënë pas bashkëpunimin e gjatë me Berishën.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ajo shkruan:
“Të dashur miq! Pas kaq vitesh eksperiencë politike dhe profesionale gjatë punës me zotin Berisha, kam vendosur të angazhohem në një projekt të ri profesional. Në ditët në vijim do kem kënaqësinë të përfshihem fillimisht në një format analizë politike që përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo eksperiencë e re uroj të jetë një kontribut modest i imi në debatin dhe informimin publik.
E di që ka shumë zëra që e bëjnë këtë cdo dite, mire, shume mire, pelqyeshem a me pak. Per mua eshte nje mundesi per t’i dhene ze jo vetem asaj cka mendoj, por edhe gjithkujt me te cilin ndajme te njejtat shqetesime. Dhe kjo vjen ne funksion te nje projekti te ri, gjithnje ne komunikim me publikun! “, shkruan Mëhilli.
