Skip to content

EMRAT/ Ndryshime në strukturat e Policisë së Kukësit, ja drejtuesit e rinj

KUKES- Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se kësaj here ndryshimet kanë ndodhur në Drejtorinë e Kukësit.

Drejtori i ri i Policisë së Kukësit është zgjedhur Zef Laska. Ndërsa Agim Basha është emëruar shef komisariati në këtë qytet.

Perlat Vatoci që ishte drejtues në Kukës ka kaluar drejtor i komanduar në qytetin e Gjirokastrës.

Ndërsa shefi i komisariatit të Kukësit, Vasil Cela shkoi në të njëjtin pozicion në Shkoder.

 (e.f/BalkanWeb)