Skip to content

FOTOT: Përcillet drejt banesës së fundit Bashkim Fino

Kanë përfunduar homazhet në Pallatin e Kongreseve për ish deputetin socialist Bashkim Fino.

Tashmë trupi i tij i pajetë po përcillet për në banesën e fundit.

Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi prej javësh ndodhej i shtruar në spital në përpjekje për të mposhtur sëmundjen.

Në nder të tij, me vendim të qeverisë, 29 Marsi është shpallur ditë zie kombëtare.