Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka mbërritur në Shqipëri dhe po zhvillon takime me pakicat greke.

Ndërkohë që në vendin tonë është ndezur fushata elektorale, Dendias ka zhvilluar takime me Kryetarin e BDMEG- ΟΜΟΝΟΙΑ, Vangjel Dule dhe Kryetarin e BDMEG-ΟΜΟΝΟΙΑ Dega Himare, Fredi Bejleri.

Në një postim në Twitter, nga faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Greqi, thuhet se Dendias e mbështet pakicën greke në Shqipëri.

“Greqia është në anën e Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri,“- shkruhet në postim.

Vangjel Dule eshte ne koalicion me Shpetim Idrizin e PDIU, i cili deklaron se qeverisja e ardhshme e ketij grupi partish do te zgidhe çeshtjen Çame.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re