Skip to content

Kryemadhi zbulon planin e opozitës sapo të hyjë në Parlament: Do anulojmë të gjitha ligjet, hartuesit para drejtësisë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zbuluar skenaret e opozitës pasi të marrin mandatet e deputetit dhe të hyjnë sërish në Parlament.

Kryemadhi tha se LSI dhe opozita e bashkuar nuk do të njohë asnjë vendim, ligj apo koncesion të qeverisë pas 19 shkurtit të 2019.

Kryetarja e LSI-së deklaroi me bindje se hartuesit e këtyre ligjeve do të përgjigjen para drejtësisë.

Ne si LSI, bashkë me opozitën e bashkuar, do të kthejmë mbrapsht dhe nuk do të njohim asnjë ligj dhe asnjë vendim të miratuar pas 19 shkurtit të 2019.

Dhe kjo punë ka marrë fund. Çdo memorandum mirëkuptimi, çdo ligj, çdo koncesion, çdo ndryshim kushtetues e të gjitha, çfarë i do qejfi Edi Ramës që ka miratuar.

Jo vetëm që nuk do të njihen, por përkundrazi hartuesit e këtyre ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën do të përgjigjen para drejtësisë”, u shpreh ajo në emisionin “Tempora”.

Ndonëse sondazhet sa më shumë afrohen zgjedhjet po tregojnë se LSI po shkon drejt shkrirjes, Kryemadhi pretendon se me partinë e saj dhe opozitën e Lulzim Bashës do kthejë ligjet e miratuara nga Rama dhe deputetët e listave të saj dhe të Bashës.