Skip to content

Sulme me bomba në Afganistan, humbin jetën 6 pjesëtarë të forcave të sigurisë

Të paktën 6 pjesëtarë të forcave të sigurisë e kanë humbur jetën gjatë sulmeve me bomba në provincën afgane Herat

Guvernatori i Heratit, Sayet Vahid Katali deklaroi se njëri sulm u krye me ndihmë të autobombës në afërsi të stacionit policor në Shindent. Ai tha se gjatë sulmit humbën jetën 4 pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërsa u plagosën disa të tjerë.

Sulmi tjetër ndodhi në Kemer Kulog, ku humbën jetën dy pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Ndonëse autoritetet konsiderojnë se pas sulmit qëndron lëvizja talebane, ende askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë.