Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte moti relativisht të paqëndrueshme.
Moti do të jetë i kthjellët me vranësira mesatare dhe të dendura.
Parashikohen reshje shiu, lokalisht shtrëngata shiu afat shkurtra në pjesën jugore në orët e drekës dhe në Veri pasdite dhe gjatë natës.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë bregdetit me shpejtësi 12-15 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 10/21 diell shi
Kukës 8/21 diell shi
Lezhë 11/22 diell shi
Dibër 7/19 diell re
Durrës 10/20 diell re
Tiranë 10/22 diell re
Elbasan 9/21 diell shi
Berat 5/21 diell shi
Vlorë 9/20 diell re
Korçë 5/17 diell re
Gjirokastër 5/21 diell shi
Sarandë 10/20 diell re.
