Skip to content

PD nxjerr në fushatë edhe profesor Tupen: Rama është i sëmurë nga trutë, s’do t’ia dijë për ne hallexhinjtë

Partia Demokratike ka nxjerrë sot në fushatë edhe profesor Edmond Tupen, kunatin e Edi Palokës.

Ai u shfaq krah Jorida Tabakut dhe Oriola Pampurit në ditën e autizmit, duke qenë se ka edhe një djalë autik, dhe tha se Rama është i sëmurë mendërisht.

Tupe tha se ka qenë parë njëherë një grua që kishte djalin autik dhe ndaloi Ramën për ta takuar, po ky i fundit i tha se s’kishte ça t’i bënte.

“U zgjodh Rama kryetar i Këshillit të Ministrave, kryeministër dhe kjo deshi ta takonte dhe nuk e kapte dot dhe ato ditët e para, javët e para gjeti një moment dhe zbriti nga makina me vrap shkoi!

Doli truproja aty ta ndalojë, ai e pa Edi Rama dhe i tha lëre, lëre. Ça ke ti i tha? Fjalën ju nuk e njihte ai. Ça ke ti?

I tha unë kam një fëmijë autik, ça do bëhet më fëmijën tim tha, keni ndonjë plan se më ka lënë dhe burri? Tha e pa kështu, po ça t’i bëj unë djalit tënd i tha? Dhe iku e la!

Ça t’i bënte? Ta gënjente! Ky ta gënjente Edlirën! T’i thoshte e kemi një plan, t’i bënte pak terapi, po një i sëmurë nga trutë nuk ka ça t’i bëj terapi një hallexhiu!

Pra kështu e përcolli ai nënën më fëmijë autik! Dhe unë nuk u dëgjova më”, tha Tupja.