Udhëheqësja e rrëzuar i Mianmarit Aung San Suu Kyi është akuzuar për shkelje të një ligji sekret shtetëror që daton që nga periudha koloniale, akuza më e rëndë me të cilën përballet kundërshtarja e vjetër e sundimit ushtarak deri më tani, tha avokati i saj.

Suu Kyi dhe anëtarët e tjerë të Lidhjes së saj Kombëtare për Demokraci (NLD) kanë qenë në paraburgim që prej grushtit të shtetit ushtarak më 1 shkurt.

Junta deri më tani e ka akuzuar atë për disa shkelje të vogla, përfshirë importin e paligjshëm të radiove dhe shkeljet e protokolleve në lidhje me epideminë e koronavirusit.

Avokati i saj kryesor, Khin Maung Zaë, tha se Suu Kyi, tre nga ministrat e saj të qeverisë dhe këshilltari ekonomik ustralian Sean Turnell ishin akuzuar për shkelje të ligjit të konfidencialitetit të të dhënave dhe se ai e kishte zbuluar këtë fakt dy ditë më parë.

Kërcënimi me burgim

Nëse dënohen, ata përballen me 14 vjet burg.

Për të bllokuar më tej raportimin mbi protestat, puçistët fikën internetin pa tel, kanë konfirmuar disa kompani telekomunikuese.

Në Mianmar, shumë pak njerëz kanë qasje në lidhje fikse.

Deri më tani, të paktën 538 civilë janë vrarë në përleshjet me forcat e policisë që kanë vazhduar që nga fillimi i shkurtit.

Dita më e përgjakshme u regjistrua të shtunën, kur u vranë 141 njerëz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re