Mjeku beratas Erion Dasho ka bërë një deklaratë të fortë. Përmes një postimi në facebook, ai ka shkruar se dy persona, të cilët kanë marrë vaksinën kineze kanë ndërruar jetë. Për një nga rastet ai shprehet shumë më i sigurt se personi ka ndërruar jetë pas vaksinës. Dasho i bën thirrje Komitetit të ekspertëve të marrin masa, por nuk vendos gishtin që vdekja ka ardhur për shkak të vaksinës. Thirrja e tij është të hetohen vdekjet.
Mjeku Dasho shkruan:
Për shkak të të paktën dy vdekjeve të papritura midis personave që kanë kryer vaksinën CoronaVac (një prej të cilave rast i investiguar personalisht që humbi jetën një ditë pas vaksinimit), i rekomandoj Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushatën e imunizimit me CoronaVac deri sa këto vdekje të investigohen dhe të provohen si të palidhura me vaksinën në fjalë. Kjo thirrje nuk ka aspak qëllim të ngjallë panik dhe të dëmtojë një proces të dobishëm siç është imunizimi ndaj COVID. Thjesht është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare të farmakovigjilencës. Dy humbje jete midis rreth 50 mijë të vaksinuarve është një tregues që kërkon kujdes të jashtëzakonshëm! Mbetem i hapur për të komunikuar me përfaqësues të ministrisë dhe komitetit lidhur me rastin që kam investiguar personalisht.
