Skip to content

Basha: Lufta personale e Ramës me Becchetti-n do t’u kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka konsideruar luftë personale atë të kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, si edhe një tjetër dështim të qeverisjes së tij.

Në një postim në ”InstaStory”, mëngjesin e sotëm, Basha thotë se kjo luftë do t’iu kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro, ku çdo shqiptar do të paguajë 4560 lekë

Një ditë më parë qeveria shqiptare humbi gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti. Ky i fundit do të përfitojë 110 milionë euro për mbylljen e televizionit.

.