Skip to content

BATUTAT/ “Jua mori frymën kjo ëë, ju shkatërroi”, Rama për kryetaren e Bashkisë: Je shtrigë e ça shtrige

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Roskovec, ku kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi, po i tregonte rilindjen urbane të qendrës së qytetit, që sipas saj po iu jep të gjithë qytetarëve një mundësi të re për të kaluar pasditet e tyre.

Në mesin e godinave që vizituan ishte dhe ajo e Bashkisë, ku Rama shk9mbeu disa batuta me punonjësit.

Pjesë nga biseda në Roskovec

Rama: Ua mori frymën kjo ëë, ju shkatërroi

Bufi: Shtrigë më quajnë

Rama: Pse çfarë je ti, shtrigë e ça shtrige

Bufi: Këtu kanë qenë ca depo të vjetra….

Rama: Mua më thua ti se çfarë ka qenë këtu

Teksa shpërndan videon nga kjo vizitë në Roskovec, Rama shkruan: Super transformim dhe plus kësaj, asnjë rrugë lidhëse mes fshatrave e pashtruar në Toskanën e Shqipërisë.