Skip to content

Veliaj: Ndërtesa tek Sahati shumë herë më dinjitoze se stili barez i Torre Drinit

I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj sqaroi edhe se çfarë do të ndodhë me zonën përreth Sahatit të Tiranës.

Veliaj u shpreh krenar se nën drejtimin e bashkisë ka negociuar për çdo cm katror të qytetit, që qytetit dhe qytetarëve t’u mbetet më shumë pronë.

 

Lidhur me pallatin që po ndërtohet pranë Sahatit Veliaj shtoi se ajo ndërtesë do t’i japë një sfond shumë herë më të mirë Tiranës.

 

“Sfondi i Sahatit të Tiranës do të jetë shumë herë më dinjitoz se sa pamja e atij pallatit barez që kemi tani (referuar Torre Drinit), dhe që ju keni parë në vitet ’90, kur shkonim me anije në Bari”, tha Veliaj.