Skip to content

Fillon seanca për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, 83 deputetë të pranishëm në sallë

Ka filluar vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit në Kosovë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se në sallë janë të pranishëm 83 deputetë dhe se ka kuorum për ta zgjedhur presidentin. Ndërsa, tashmë ka filluar edhe votimi i deputetëve për Presidentin.

Në sallë të pranishëm janë edhe deputetët nga radhët e LDK’së, megjithatë edhe sot Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nuk do të marrin pjesë në votim.

 Loading …

/faxweb